Mars 28, 2024 10:35 Europe/Tirane
  • Irani dënon luftën terroriste të ushtrisë izraelite ndaj spitaleve të Gazës

Ministria e Jashtme dënoi ashpër sulmet e shumta shkatërruese të regjimit izraelit kundër objekteve të kujdesit shëndetësor, përfshirë spitalet, në të gjithë Rripin e Gazës, i cili po përballon një luftë gjenocidale nga Tel Avivi.

“Lufta ndaj spitaleve dhe objekteve të trajtimit shëndetësor të Rripit të Gazës servir një pjesë të pikëlluar dhe të dhimbshme të tendencës [së vazhdueshme] të krimeve të luftës dhe operacionit gjenocidal të ushtrisë terroriste izraelite kundër popullatës së Rripit”, shkroi të mërkurën zëdhënësi Nasser Kanani në një postim në platformën "X".

Izraeli nisi luftën kundër Gazës më 7 tetor, pasi grupet e rezistencës palestineze kryen një operacion hakmarrës të befasishëm në territoret e pushtuara.

Deri më tani gjatë sulmit ushtarak, regjimi ka vrarë më shumë se 32,500 banorë të Gazës, shumica prej tyre gra, fëmijë dhe adoleshentë.

Gjatë gjithë fushatës, regjimi ka nxjerrë jashtë shërbimit edhe 33 spitale në të gjithë Gazën.

Kanani vuri në dukje se, vetëm gjatë 24 orëve të mëparshme, forcat izraelite i kishin vënë zjarrin repartit të kirurgjisë në Spitalin al-Shifa në qytetin e Gazës dhe rrethuan e bombarduan Spitalin al-Amal në qytetin Khan Younis në jug të Gazës, duke e bërë atë të paaftë për të ofruar shërbime mjekësore.

Forcat ushtarake, shtoi ai, kishin sulmuar gjithashtu Spitalin Nasser në të njëjtin qytet, duke arrestuar një numër të pastrehësh dhe të plagosurish atje dhe duke kryer sulme dhe bastisje kundër personelit mjekësor të objektit.

Zëdhënësi citoi Francesca Albanese-n, raportuesen speciale të Kombeve të Bashkuara për situatën e të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Rripin e Gazës, të ketë thënë së fundmi se sasia kolosale e provave të krimeve të regjimit izraelit kundër Gazës gjatë muajve të fundit mund t'i marrë Gjykatës Ndërkombëtare Penale “pesë dekada” për t'u përpunuar.

Në fund, zëdhënësi pyeti nëse, pavarësisht nga përmasat e mëdha të krimeve të regjimit, institucionet ndërkombëtare nuk mund të bënin asgjë përtej "miratimit të qëndrimeve politike, lëshimit të deklaratave apo ratifikimit të rezolutave".

“A nuk kanë qarqet dhe institucionet ndërkombëtare një përgjegjësi praktike drejt krijimit të një frenimi dhe ndalimi kundër këtij gjenocidi flagrant dhe të pacipë dhe ndjekjes penale të kriminelëve [përgjegjës] të luftës?!”

 

Tags