Mars 31, 2024 08:57 Europe/Tirane
  • 12 Farvardini; Dita e Republikës Islamike

Sot, e diel, dita e “Republikës Islame”, është manifestimi i vërtetë i vullnetit të kombit të madh të Iranit në realizimin e dinjitetit islam dhe përcaktimin e fatit të vendit nga populli revolucionar i Iranit.

Pas fitores së lavdishme të Revolucionit Islamik nën udhëheqjen e Imam Khomeinit (ra), në prill 1979 në të gjithë Iranin u mbajt referendumi i Republikës Islamike. Sipas rezultateve të referendumit, i cili u shpall më 1 prill 1979, më shumë se 98% e atyre që kishin të drejtë të merrnin pjesë në referendum u pajtuan me themelimin e Republikës Islamike. Për këtë arsye, data 12 Farvardin në kalendarin iranian është emërtuar dita e Republikës Islamike të Iranit. Kombi iranian, me prezencën e tij vendimtare më 12 Farvardin 1358 sipas kalendarit diellor, si zgjedhjet e para në historinë e sistemit të shenjtë të Republikës Islamike të Iranit, i tregoi mbarë botës se për kombin iranian epoka e ndërhyrjes dhe vendimmarrjes së huaj ka kaluar. Gjithashtu, Revolucioni Islamik i Iranit, me diskursin e tij të ri, premton çlirimin e kombeve të shtypura nga kolonializmi dhe nga shfrytëzimi i sistemit kapitalist. Ai u bë një burim shprese dhe inkurajimi për të privuarit dhe të shtypurit e botës dhe kundërshtoi përbërësit e arrogancës, hegjemonisë duke inkurajuar drejtësinë dhe pavarësinë në jetën e shoqërive aktuale liridashëse dhe theksoi zbatimin e premtimit hyjnor për fitoren e të përvuajturve përballë frontit të së keqes.

Tags