Prill 02, 2024 20:46 Europe/Tirane
  • Arrestohen në Iran dy terroristë të ISIS-it

Forcat e inteligjencës iraniane kanë arrestuar dy anëtarë të grupit terrorist ISIS Khorasan, sipas raportimeve nga agjencitë lokale të lajmeve.

Agjencitë gjysmë zyrtare të lajmeve Mehr dhe ILNA thanë në raportet e së martës bënë të ditur se dy terroristët po përpiqeshin të hynin në faltoren e shenjtë të Hazretit Masumeh (s.a) në qytetin verior të Kom kur ata u arrestuan.

Arrestimet u kryen nga njësia e inteligjencës e degës lokale të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC), thuhet në raporte.

Imazhet e dy terroristëve u publikuan gjithashtu në raporte, duke treguar se ata po kërkonin të hynin si pelegrinë të zakonshëm në faltore, i cili është vendi i dytë më i rëndësishëm i pelegrinazhit në Iran.

ISIS-K, ishte përgjegjës për dy sulme me bomba në janar në qytetin juglindor iranian të Kermanit, të cilat vranë më shumë se 90 njerëz.

Grupi gjithashtu mori përsipër një sulm me armë muajin e kaluar në një sallë koncertesh pranë kryeqytetit rus Moskë, ku u vranë të paktën 144 persona.

Një raport i së hënës nga agjencia e lajmeve Reuters tregoi se Irani kishte arrestuar dhjetëra anëtarë të ISIS Khorasan pas sulmeve terroriste në Kerman.

Kjo agjenci citoi burime të paidentifikuara të thoshin se autoritetet iraniane kishin marrë informacione gjatë marrjes në pyetje të të arrestuarve që tregonin se grupi terrorist po planifikonte një sulm të madh në Rusi. Raporti tha se Irani e kishte ndarë informacionin me Rusinë.

 

Tags