Bashar Asad ngushëllon Ebrahim Raisin pas sulmit izraelit në konsullatën e Iranit
(last modified Wed, 03 Apr 2024 09:42:16 GMT )
Prill 03, 2024 11:42 Europe/Tirane
  • Bashar Asad ngushëllon Ebrahim Raisin pas sulmit izraelit në konsullatën e Iranit

Presidenti i Sirisë, në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Ebrahim Raisi, shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen martire të disa këshilltarëve ushtarakë iranianë gjatë sulmit të regjimit kriminal sionist ndaj konsullatës iraniane në Damask.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, të martën në mbrëmje, presidenti sirian Bashar al-Asad, në një bisedë telefonike me Sejid Ebrahim Raisi, President i Republikës Islamike të Iranit, duke përmendur martirizimin e gjeneralmajorit Mohammad Reza Zahedi dhe të një grupi shokësh të tij në sulmin terrorist të regjimit kriminal sionist ndaj seksionit konsullor të ambasadës iraniane në Damask i shprehu ngushëllimet e tij qeverisë dhe kombit iranian si dhe familjeve të këtyre dëshmorëve të çmuar.

Raisi, duke vlerësuar shprehjen e dhimbjes dhe ngushëllimit të presidentit të Sirisë, këtë akt terrorist dhe kriminal e cilësoi si shenjë të thellësisë së pafuqisë së regjimit sionist dhe theksoi: “Padyshim që ky regjim dhe mbështetësit e tij, të cilët janë përgjegjës për këtë krim terrorist dhe kriminalitetin brutal në Gaza, do të ndëshkohen për aktin e tyre të turpshëm dhe dënimi i autorëve të këtij krimi është i sigurt dhe i pandryshueshëm”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke deklaruar se Republika Islamike e Iranit dhe Siria, në qëndrimet e tyre të palëkundura e kanë konsideruar gjithmonë regjimin sionist si një tumor kanceroz dhe prishës të sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në botë, theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimeve rajonale dhe ndërkombëtare mes dy vendeve për të përballuar këtë regjim kriminal.

Bashar al-Asad, gjithashtu, në këtë bashkëbisedim shtoi: "Krimi i paprecedentë i regjimit sionist në sulmin terrorist ndaj seksionit konsullor të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit nuk është vetëm shkelje e ligjeve ndërkombëtare, por tregon edhe kulmin e paturpësisë dhe degradimin moral të regjimit dhe është në vazhdën e serisë së agresionit dhe krimeve në Palestinë, Liban dhe Siri”.

Presidenti i Sirisë deklaroi se me këtë krim, regjimi sionist po kërkon të shpëtojë nga gjendja në të cilën është bllokuar nga rezistenca islamike palestineze në Rripin e Gazës dhe theksoi nevojën për të ndihmuar dhe mbështetur Boshtin e Rezistencës dhe ndëshkimin e këtij regjimi kriminal.

Të hënën, më 1 prill 2024, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan seksionin konsullor të ambasadës iraniane në rrugën Mezzeh në Damask.

Si rezultat i këtij sulmii, ranë dëshmorë 13 persona, duke përfshirë 7 anëtarë të shërbimit diplomatik dhe përfaqësisë ushtarake të Iranit.