Turqia kërkon të zgjasë kontratën e gazit me Iranin
Ministri i Naftës i Iranit dhe ai i Energjisë i Turqisë u takuan dhe diskutuan zbatimin e marrëveshjeve midis dy vendeve gjatë takimit të fundit të Presidentëve të Iranit dhe Turqisë.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Ministri i Naftës i Iranit, Xhavad Oxhi në një takim me ministrin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë Alp Arsalan Bajraktar të enjten në Teheran, duke deklaruar se negociatat dhe marrëveshjet konstruktive u arritën në takimin e fundit midis presidentëve të dy vendeve tha se për fat të mirë, marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve po zhvillohen dita-ditës dhe një nga shembujt e qartë të këtij bashkëpunimi është në fusha e energjisë. Duke thënë se Irani dhe Turqia po kërkojnë të rrisin vëllimin e tregtisë me njëri-tjetrin, Oxhi tha se Irani dhe Turqia kanë një objektiv tregtar prej 30 miliardë dollarësh dhe në këtë situatë, nafta, gazi dhe petrokimikatet do të luajnë një rol të madh në këtë fushë. Ministri i naftës i Iranit deklaroi se Irani është 100% i gatshëm të zhvillojë marrëdhënie në sektorët e industrisë së naftës me Turqinë, duke shtuar se Turqia ka njoftuar se është e gatshme të investojë në sektorin e energjisë, veçanërisht të gazit, dhe negociatat janë duke u zhvilluar.