Prill 07, 2024 09:05 Europe/Tirane
  • Arrestohet kreu i operacioneve terroriste të ISIS në Iran

Zëdhënësi i Komandës së Përgjithshme të Policisë së Republikës Islamike të Iranit njoftoi arrestimin e një anëtari të lartë dhe drejtues i operacioneve terroriste të grupit terrorist ISIS në qytetin Karaj të provincës Alborz (në perëndim të Teheranit).

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, rreshter Saeed Montazerul-Mehdi, zëdhënësi i Komandës së Përgjithshme të Policisë së Republikës Islamike të Iranit, njoftoi se "Mohammed Zakir" i njohur si "Ramesh", një anëtar i lartë dhe kreu i operacioneve terroriste të ISIS, është arrestuar në zonën Mahadasht të qytetit Karaj pjesë e provincës Alborz. Zëdhënësi i policisë iraniane duke shpjeguar detajet e këtij operacioni tha:  Gjatë dy operacioneve të ndara këta persona janë përfshirë në kurthin e inteligjencës së forcave të sigurimit dhe 3 persona janë qëlluar dhe arrestuar gjatë të shtënave në makinën e tyre. Këta persona kishin për qëllim të kryenin operacione vetëvrasëse në festën e Fitër Bajramit. Gjithashtu mësohet se janë arrestuar edhe 8 bashkëpunëtorë të terroristëve. Zëdhënësi shtoi se më vonë do të jepen informacione shtesë për veprimet dhe komunikimet e këtij grupi terrorist.

Tags