Prill 13, 2024 22:32 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian: Amerikës i është dhënë paralajmërimi i nevojshëm

Duke iu referuar telefonatës së sotme të ministrave të jashtëm të Holandës, Belgjikës dhe Qipros, ministri i Jashtëm i Iranit teksa shpjegoi qëndrimet e Iranit pas sulmit të fundit nga regjimi izraelit, u tha atyre se Amerikës iu dha paralajmërimi i nevojshëm.

Agjencia e lajmeve Fars, njoftoi se ministrat e jashtëm të Rusisë, Belgjikës, Holandës dhe Qipros patën një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Iranit sot (e shtunë, 25 prill).
Lidhur me këtë, Hossein Amir Abdollahian ka shkruar sonte në rrjetin social X: "Sot mora një telefonatë nga kolegët e mi nga Holanda, Belgjika dhe Qiproja".
Ai shtoi: "Ata ngritën ide për sulmin e fundit terrorist nga regjimi izraelit në seksionin konsullor të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Damask dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe Konventave të Vjenës. U shpjegova atyre qëndrimet e vendit tonë".
Amir Abdullahian shtoi: Theksova se Amerikës i është dhënë paralajmërimi i nevojshëm.
Ai përmendi edhe konsultimin telefonik me homologun e tij rus dhe tha: Në bisedën me Lavrov, ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, u diskutuan zhvillimet e fundit ndërkombëtare, rajonale dhe në Gaza.
 

Tags