Prill 13, 2024 22:52 Europe/Tirane
  • IRGC: Dhjetra dronë dhe raketa janë lëshuar drejt regjimit sionist

IRGC njoftoi: Në përgjigje të krimit të regjimit sionist në sulmin ndaj seksionit konsullor të ambasadës iraniane në Damask, forcat ajrore të IRGC-së goditën objektiva të caktuara në territoret e regjimit sionist me dhjetëra dronë dhe raketa.


Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në një njoftim në lidhje me reagimin e guximshëm të Forcave Ajrore të IRGC ndaj krimeve të fundit të regjimit mizor sionist në sulmin ndaj seksionit konsullor të Ambasadës së Republikes Islamitke të Iranit në Damask dhe martirizimit të  i një grupi komandantësh dhe këshilltarësh ushtarakë të Iranit në Siri, njoftoi për gjuajtjen dhe goditjen me sukses të dhjetëra raketave dhe dronëve në objektiva brenda territoreve të pushtuara.
Teksti i njoftimit është si më poshtë:
 Në emër të Zotit!
Kombi i nderuar dhe liridashës i Iranit Islamik! Në përgjigje të krimeve të shumta të regjimit mizor sionist, përfshirë sulmin ndaj seksionit konsullor të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Damask dhe martirizimin e komandantëve dhe këshilltarëve ushtarakë të Iranit, në orët e para të ditës së sotme (e dielë, 14 prill), trimat e Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare Islamike të shoqëruar nga forca të tjera të këtij institucioni revolucionar dhe popullor, në kuadër të ndëshkimit të atij regjimi jolegjitim dhe kriminal, gjatë operacionit “Premtimi i Vërtetë” me kodin e shenjtë “Ja Rasulullah” (s.a.v.s),  në emër të Zotit goditën me sukses objektivat brenda territoreve të pushtuara me dhjetëra raketa dhe dronë. 
Detajet e këtij operacioni, i cili u krye me miratimin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare dhe nën mbikëqyrjen e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, me mbështetjen dhe shoqërimin e burrave të guximshëm të Republikës Islamike të Iranit dhe me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes, së shpejti do të vihen në vëmendjen e popullit heroik të Iranit dhe njerëzve të lirë të botës.

Tags