Prill 14, 2024 09:38 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian: Amerikës i janë dhënë paralajmërimet e nevojshme

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një shënim në rrjetin social X shkruan: Në një bisedë telefonike me ministrat e jashtëm të Holandës, Belgjikës dhe Qipros, theksova se Amerikës i janë dhënë paralajmërimet e nevojshme.

Sipas IRNA, Hussein Amir Abdollahian shkroi: Sot mora në telefon homologët e mi nga Holanda, Belgjika dhe Qiproja. Ai shtoi: Ata kanë dhënë disa ide lidhur me sulmin e fundit terrorist nga regjimi izraelit në ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Damask dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe të Konventave të Vjenës. Abdollahian tha: Ne shpjeguam qëndrimet e vendit tonë. Theksova se Amerikës i është dhënë paralajmërimi i nevojshëm. Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shtoi: Gjithashtu, në një bisedë me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, u diskutuan për zhvillimet më të fundit ndërkombëtare, rajonale dhe të Gazës.

Tags