Populli iranian mbështet veprimin ndëshkues të Gardës Revolucionare kundër regjimit sionist
(last modified Sun, 14 Apr 2024 07:46:31 GMT )
Prill 14, 2024 09:46 Europe/Tirane

Njerëzit në mbarë Iranin duke u mbledhur në vende të ndryshme dhe duke brohoritur parulla kundër regjimit sionist, mbështetën ndëshkimin e regjimit sionist nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike.

Sipas Iran Press, 10 ditë pas sulmit në seksionin konsullor të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Damask që është pjesë e territorit të Iranit dhe pas martirizimit të shtatë këshilltarëve ligjorë të vendit dhe mungesës së një reagimi të qartë të bashkësisë ndërkombëtare ndaj këtij aksioni të paligjshëm të regjimit sionist, të dielën në mëngjes, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike ndërmorën një operacion për të ndëshkuar këtë regjim agresor ndaj të cilit lëshuan me qindra dronë dhe raketa. Njëkohësisht me këtë aksion, njerëzit në të gjithë Iranin u mblodhën në sheshet kryesore dhe shprehën mbështetjen për këtë aksion duke brohoritën parulla kundër regjimit sionist. Populli i Iranit Islamik në provincat anembanë vendit në të njëjtën kohë kur u lëshuan me qindra dronë dhe raketa kundër regjimit sionist, shprehu mbështetjen dhe gëzimin e tij duke u mbledhur dhe duke lëshuar parulla kundër këtij regjimi fëmijëvrasës sionist. Në Irak, njerëzit e qyteteve të ndryshme dolën në rrugë dhe shprehën gëzimin e tyre pas sulmit me raketa dhe dron të Iranit në territoret e pushtuara. Mediat e lidhura me regjimin sionist dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht po përpiqen të minimizojnë sasinë e shkatërrimeve dhe dëmeve të shkaktuara në tokën e pushtuar, por pamjet e marra tregojnë se raketat dhe dronët kanë goditur qendra të rëndësishme ushtarake të regjimit sionist.