Prill 17, 2024 09:22 Europe/Tirane
  • Mesazh urimi i Presidentit për fitoren e ekipit kombëtar të mundjes

Në një mesazh, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka uruar kombin fisnik të Iranit dhe veçanërisht komunitetin sportiv të vendit për fitoren e nderuar dhe të vlefshme të ekipit kombëtar të mundjes së Iranit në garat aziatike të Kirgistanit.

Ajetullah Raisi në këtë urim shkruan: Sportistët e denjë të mundjes, arritën të shpallen dhe marrin titullin kampion në garat aziatike të mundjes në Kirgistan. Kjo fitore e ekipit kombëtar të mundjes së lirë të vendit tonë, dyfishoi gëzimin dhe lumturinë e kombit të madh të Iranit. Përgëzoj kombin e nderuar të Iranit dhe veçanërisht komunitetin sportiv të vendit për këtë fitore të shkëlqyer, e cila është një tjetër shenjë e meritës dhe përsosmërisë së fëmijëve të zellshëm të vendit në arritjen e majave të nderit. Gjej rastin t’ ju falënderoj sinqerisht për përpjekjet tuaja. Uroj të gjithë sportistët, trajnerët dhe stafin teknik të ekipit të mundjes. Shpresoj që me vazhdimin e përpjekjeve dhe dinamizmit tonë të shohim suksesin tuaj në rritje edhe në garat e tjera sportive. Kombëtarja e mundjes fitoi 4 medalje ari, 3 medalje argjendi dhe 2 medalje bronzi.

Tags