Shefi i Ushtrisë iraniane: Përgjigja penduese e pret çdo agresion
(last modified Wed, 17 Apr 2024 18:51:30 GMT )
Prill 17, 2024 20:51 Europe/Tirane
  • Shefi i Ushtrisë iraniane: Përgjigja penduese e pret çdo agresion

Komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë iraniane, gjeneralmajor Abdolrahim Mousavi ka thënë se çdo agresion kundër interesave të Iranit do të përballet me një përgjigje të fortë dhe të dhimbshme.

"Ne jemi gati të luftojmë aktet e mundshme të liga dhe ajo që shfaqëm sot në të gjithë vendin ishte një pjesë e vogël e aftësive tona," u tha gjeneralmajor Mousavi gazetarëve të mërkurën në margjinat e paradës së Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në Ditën Kombëtare të Ushtrisë.

Çdo agresion kundër interesave të Iranit do të përballet me një përgjigje të fortë dhe penduese, dhe nëse armiqtë kryejnë ndonjë akt agresioni, ne do të përgjigjemi me armë më vdekjeprurëse, shtoi ai.

Forcat e armatosura iraniane janë gjithmonë të gatshme për të kryer misionet në mënyrën më të mirë të mundshme, duke pasur parasysh armiqtë që ka vendi, tha Komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë iraniane.