Aktivizohet mbrojtja ajrore në qendër dhe veriperëndim të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i157062-aktivizohet_mbrojtja_ajrore_në_qendër_dhe_veriperëndim_të_iranit
Mbrojtja ajrore ndërkufitare e qyteteve të Isfahanit dhe Tabrizit, provinca e Azerbajxhanit Lindor u aktivizuan me diktimin e mjeteve të imta fluturuese dhe disa objekteve të dyshimta.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 19, 2024 05:20 Europe/Tirane
  • Aktivizohet mbrojtja ajrore në qendër dhe veriperëndim të Iranit

Mbrojtja ajrore ndërkufitare e qyteteve të Isfahanit dhe Tabrizit, provinca e Azerbajxhanit Lindor u aktivizuan me diktimin e mjeteve të imta fluturuese dhe disa objekteve të dyshimta.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB mbrojtja ajrore e qyteteve Isfahan dhe Tabriz u aktivizua pas diktimit të disa dronëve të vegjël dhe objekteve të dyshimta. Pavarësisht disa raportimeve për shpërthime në këto qytete, sipas burimeve të ditura, nuk raportohet të ketë ndodhur ndonjë shpërthim apo goditje me raketë. Sipas këtij raporti, për shkak të nivelit të lartë të ndjeshmërisë, Mbrojtja Ajrore ka qëlluar me armë zjarri rreth bazës ajrore të Isfahanit. Gjithashtu, pas zbulimit të një objekti të dyshimtë në perëndim të qytetit të Tabrizit dhe rreth zonës Wadi Rahmat, u aktivizua mbrojtja ajrore e Tabrizit. Sipas burimeve lokale, situata në këto qytete është e qetë.