Prill 19, 2024 09:11 Europe/Tirane
  • Nuk ka pasur asnjë sulm të huaj kundër Iranit

Kanali i lajmeve Al-Mayadeen, duke cituar burime iraniane, shkruan: Nuk ka pasur asnjë sulm të huaj kundër Iranit.

Sipas ISNA burime iraniane i thanë Al-Mayadeen se nuk kishte asnjë sulm të huaj kundër Iranit dhe se mediat amerikane po kryejnë një luftë prokure të informacioneve të rreme në emër të regjimit sionist. Një zyrtar iranian i tha Reuters se nuk kishte asnjë sulm me raketa ndaj Iranit dhe se tingujt e shpërthimeve në Isfahan ishin shkaktuar nga aktivizimi i sistemeve të mbrojtjes. Fox News njoftoi gjithashtu se Amerika nuk kishte asnjë rol në ngjarjet e sotme. Në mëngjesin e së premtes, disa burime raportuan se mbrojtja ajrore e vendit kishte hasur në disa mjete të imta fluturuese në disa qytete, përfshirë Isfahanin. Zhurmat e armëve të dëgjuara lidheshin me mbrojtjen kundërajrore për t'iu kundërvënë dronëve të vegjël dhe lajmi për shpërthimin në disa pjesë të vendit është i rremë. Deri më tani nuk raportohet për shpërthime apo zjarre në objektet e Isfahanit dhe kushtet janë të qeta dhe normale. Gjithashtu, sipas këtij raporti, ndryshe nga sa njoftuan disa burime të huaja të lajmeve, objektet bërthamore në provincën Isfahan janë plotësisht të sigurta. Burime të sigurta të lajmeve thanë se raportimi i disa mediave të huaja për incidentin në këtë objekt është i rremë.

 

Tags