Prill 19, 2024 09:16 Europe/Tirane
  • Objektet bërthamore të provincës Isfahan janë në siguri të plotë

Ndryshe nga sa njoftuan disa burime të huaja të lajmeve, objektet bërthamore në provincën Isfahan janë plotësisht të sigurta.

Sipas Isna-s, burime të sigurta të lajmeve kanë thënë se raportimi i disa mediave të huaja për incidentin në këtë objekt është i rremë. Në mëngjesin e së premtes, disa burime raportuan se mbrojtja ajrore e vendit ishte konfrontuar me disa mjete fluturimi të imta. Zhurmat e armëve të dëgjuara lidheshin me mbrojtjen kundërajrore për t'iu kundërvënë mjeteve të imta fluturuese dhe lajmi për shpërthimin në disa pjesë të vendit është i rremë. Deri më tani nuk raportohet për shpërthime apo zjarre në objektet e Isfahanit dhe kushtet janë të qeta dhe normale.

 

Tags