Përgjigja e Iranit ndaj çdo llogaritjeje të gabuar të Izraelit në rajon
(last modified Sat, 20 Apr 2024 09:11:24 GMT )
Prill 20, 2024 11:11 Europe/Tirane
  • Përgjigja e Iranit ndaj çdo llogaritjeje të gabuar të Izraelit në rajon

Duke paralajmëruar për aventurat e regjimit sionist, Republika Islamike e Iranit theksoi se do t'i përgjigjet më fort çdo llogaritjeje të gabuar të këtij regjimi.

Të dielën, në përgjigje të sulmit të regjimit sionist ndaj seksionit konsullor të ambasadës iraniane në Damask, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike lëshoi me qindra dronë dhe raketa drejt objektivave ushtarakë në territoret e pushtuara, të cilat patën një ndikim të gjerë në media dhe opinionin publik të botës. Pas këtij sulmi të paprecedentë, zyrtarët e lartë ushtarakë dhe politikë të Republikës Islamike të Iranit, përfshirë presidentin, në deklarata të veçanta theksuan se nëse kryhet ndonjë llogaritje e gabuar nga armiku sionist dhe mbështetësit e tij, Irani do të përgjigjet menjëherë dhe gjerësisht. Në komentin e fundit në lidhje me këtë, ministri i Jashtëm i Iranit, Hussein Amir Abdollahian, u takua të enjten me Jan Borg, ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë takim ai shpjegoi përgjigjen e fuqishme të forcave të armatosura iraniane, e cila u krye në kuadrin e mbrojtjes legjitime dhe ishte një përgjigje ndaj sulmit të fundit izraelit ndaj konsullatës iraniane në Siri. Ministri i Jashtëm i Iranit theksoi se nëse përsëriten aventurat e regjimit sionist kundër interesave të Republikës Islamike, përgjigja e Teheranit do të jetë shumë më e shpejtë dhe më e fuqishme se në të kaluarën.