Prill 24, 2024 20:51 Europe/Tirane
  • Irani hedh poshtë akuzat e SHBA për

Irani ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat e pabaza të Uashingtonit për "aktivitet keqdashës kibernetik" të ngritur kundër disa individëve dhe firmave iraniane, duke i kërkuar Shteteve të Bashkuara të rishqyrtojnë politikat e tyre ndërhyrëse.

Të mërkurën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani tha se përmes etiketimit të individëve dhe subjekteve të ndryshme iraniane me akuza të pabaza, autoritetet amerikane nuk mund të shmangin valën në rritje të kritikave ndërkombëtare ndaj politikave të SHBA-së në mbështetjen e krimeve të luftës dhe gjenocidit nga regjimi sionist në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor, si dhe shtypjen e dhunshme të protestuesve brenda SHBA-së.”

Deklaratat e Kananit erdhën një ditë pasi Departamenti i Thesarit i SHBA-së vendosi sanksione kundër katër individëve iranianë dhe dy kompanive iraniane lidhur me akuzat e lartpërmendura.

"Ne këshillojmë qeverinë amerikane që, në vend që të ngrejë akuza të pabaza kundër vendeve dhe kombeve të tjera, t'i japë fund mbështetjes së saj ushtarake dhe financiare për regjimin pushtues sionist dhe të ndalojë politikat e saj ndërkombëtare në mbështetje të entitetit sionist", tha Kanani.

Zyrtari iranian tha se politikat pro-izraelite të Shteteve të Bashkuara janë të dëmshme për kombin e shtypur palestinez dhe për paqen dhe sigurinë e Lindjes së Mesme.

 

Tags