May 02, 2024 19:29 Europe/Tirane
  • Gatishmëria e Iranit për të eksportuar pajisje mjekësore në Afrikë

Sekretari i Këshillit të Politikave të Eksportit të Organizatës së Ushqimit dhe Barnave të Ministrisë së Shëndetësisë të Iranit njoftoi gatishmërinë e Iranit për të eksportuar pajisje dhe furnizime mjekësore në Afrikë.

Në fushën e aftësive dhe përparimeve mjekësore dhe farmaceutike, Irani është ndër vendet që janë njohur nga shoqëritë shkencore dhe ndërkombëtare në fushën e mjekësisë. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor të Iranit, Republika Islamike konsiderohet si një nga vendet e avancuara në shumë tregues mjekësorë në botë, në atë mënyrë që renditet e 15-ta në mjekësi dhe e 7-ta në farmaceutikë.Gjithashtu, specialistët e inxhinierisë mjekësore të Iranit kanë mundur të projektojnë dhe prodhojnë pajisjet më të fundit të nevojshme për vendin në sektorë të ndryshëm. ipas agjencisë së lajmeve IRIB, Asef Mahdavi, Sekretari i Këshillit të Politikës së Eksportit të Organizatës së Ushqimit dhe Barnave të Ministrisë së Shëndetësisë të Iranit, duke iu referuar aftësisë së Iranit për të prodhuar pajisje mjekësore, tha se ndodhen 1700 prodhues të pajisjeve mjekësore në Iran dhe Irani mund t'i eksportojë këto produkte në vendet afrikane. Mahdavi shtoi se pajisjet dhe furnizimet mjekësore të prodhuara nga Irani eksportohen në vende të ndryshme në Azi dhe madje edhe Evropë, dhe mundësia e bashkëpunimit për të lehtësuar eksportin e furnizimeve mjekësore në Afrikë është gjithashtu e disponueshme. Sekretari i Këshillit të Politikave të Eksportit të Organizatës së Ushqimit dhe Barnave të Ministrisë së Shëndetësisë të Iranit tha se prodhuesit iranianë mund të ndihmojnë vendet afrikane në fushën e transferimit të teknologjisë së prodhimit të pajisjeve si dhe të furnizojnë mungesat në këtë fushë.

 

 

Tags