May 09, 2024 11:28 Europe/Tirane
  • Kreu i Parlamentit të Iranit thekson zgjerimin e marrëdhënieve Iran-Turqi

Kryetari i Asamblesë Islamike (Parlamentit) të Iranit theksoi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Teheranit dhe Ankarasë në fusha të ndryshme.

Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit, Mohammad-Baker Ghalibaf, Kryetari i Këshillit Islamik të Iranit, të mërkurën, në një takim në Teheran me Kayhan Türkmenoğlu, kreun e Grupit Parlamentar të Miqësisë Turqi-Iran, i konsideroi Iranin dhe Turqinë si vende të mëdha dhe me ndikim në rajonin e Azisë Perëndimore dhe theksoi domosdoshmërinë e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat.

Ghalibaf vlerësoi, gjithashtu, vendimin e qeverisë turke dhe prezencën në vend dhe në kohë të popullit të këtij vendi në dënimin e krimeve të regjimit sionist, si dhe ndërprerjen e marrëdhënieve ekonomike me këtë regjim.

Kreu i Grupit Parlamentar të Miqësisë Turqi-Iran i vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet e Turqisë me Republikën Islamike të Iranit si shumë të rëndësishme dhe theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve tregtare mes dy vendeve.

Türkmenoğlu vlerësoi, gjithashtu, qasjen e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me Çështjen Palestineze dhe duke dënuar sulmin e regjimit sionist ndaj seksionit konsullor të ambasadës iraniane në Damask, ai vlerësoi dhe mbështeti, gjithashtu, reagimin e vendosur dhe ndëshkues të Iranit ndaj këtij krimi.

Kreu i Grupit Parlamentar të Miqësisë Turqi-Iran theksoi se vendet e rajonit duhet të luftojnë kundër grupeve terroriste në mënyrë të bashkuar, duke shtuar se Turqia i ka prerë të gjitha rrugët tregtare me Izraelin, dhe ashtu si Irani, është kundër ndërhyrjes së SHBA-së në vende si Turqia, Iraku dhe Siria.

 

Tags