Iranianët vajtojnë martirizimin e Presidentit Raisi
(last modified Tue, 21 May 2024 19:02:12 GMT )
May 21, 2024 21:02 Europe/Tirane
  • Iranianët vajtojnë martirizimin e Presidentit Raisi

Miliona njerëz kanë marrë pjesë në një kortezh masiv funerali për presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe shokët e tij, të cilët u martirizuan pas rrëzimit të helikopterit në një zonë të largët malore të provincës veriperëndimore të Iranit, Azerbajxhani Lindor.

Ceremonia mortore filloi të martën në mëngjes me pjesëmarrjen masive të popullit. Vajtuesit marshuan së bashku me arkivolet, të mbështjellë me flamurin kombëtar iranian, në qytetin veriperëndimor iranian të Tabrizit.

Pjesëmarrësit hodhën parulla duke shprehur besnikërinë ndaj Liderit Suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei si dhe ndaj parimeve të Revolucionit Islamik dhe u zotuan të qëndrojnë të vendosur kundër armiqve.

Vajtuesit në ceremoni u mblodhën në Mosallanë Imam Khomeini të Tabrizit ku organizuan ceremoni zije për presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe shokët e tij.

Duke folur në ceremoninë në Tabriz, Ministri i Brendshëm iranian Ahmad Vahidi tha se Irani është në zi për humbjen e një presidenti të dashur, popullor dhe modest.

Kombi iranian është gjithashtu i pikëlluar nga vdekja e një ministri të Jashtëm, i cili la si trashëgimi diplomacinë aktive në momentet kritike të rezistencës, shtoi Vahidi.

Një tjetër procesion funerali për Presidentin Raisi dhe shokët e tij u mbajt të martën në mbrëmje në qytetin qendror të Iranit, Kom.

Popullsia e krahinës së Komit ka pritur me padurim ardhjen e dëshmorëve të shërbimit ndaj popullit për të parë për herë të fundit presidentin e tyre të dashur dhe për t'i dhënë lamtumirën e fundit.

Xhamia Xhemkaran në periferi të Komit ishte destinacioni i fundit i kortezhit të varrimit në këtë qytet të shenjtë.

Trupat e dëshmorëve më pas do të transferohen në kryeqytetin Teheran për një funeral të mërkurën.