May 25, 2024 20:56 Europe/Tirane
  • Irani dhe Rusia diskutojnë programe dypalëshe dhe shumëpalëshe

Ministri i Jashtëm në detyrë i Iranit, Ali Bagheri Kani, ka thënë se Irani dhe Rusia kanë rishikuar programet dypalëshe dhe shumëpalëshe për të formuar një botë të drejtë.

Bagheri Kani ka shkruar të shtunën në llogarinë e tij në rrjetin X se në vazhdim të takimeve dhe kontakteve diplomatike ka marrë një telefonatë nga homologu i tij rus Sergej Lavrov dhe kanë diskutuar së bashku për programet dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Ai tha se po promovohet bashkëpunimi reciprok, rajonal dhe ndërkombëtar, duke shtuar se rruga e multilateralizmit është zgjedhja strategjike e Iranit dhe Rusisë për të formuar një botë të drejtë, në të cilën secili aktor të ketë mundësinë të luajë një rol bazuar në kapacitetet e tij.

Pas martirizimit të ministrit të Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian të hënën, presidenti i përkohshëm iranian Mohammad Mokhber emëroi Ali Bagheri Kani si kreun e komitetit ndërkombëtar dhe ministër të përkohshëm të jashtëm.

 

Tags