Regjistrimi i kandidatëve për president do të nisë nesër në Iran
Ministri i Brendshëm i Republikës Islamike të Iranit njoftoi fillimin e regjistrimit të kandidatëve për president nga nesër në një afat 5-ditor.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Ahmad Vahidi në margjinat e mbledhjes së kabinetit qeveritar u tha gazetarëve sot se kandidatët për president mund të regjistrohen për pesë ditë nga ora 08:00 deri në 18:00.
Në bazë të kushteve që janë parashikuar, kandidatët duhet të kenë kushtin e moshës dhe të mos kenë dënime penale si dhe kushte të tjera që janë shpallur në njoftime.
Vahidi shtoi: Pas regjistrimit, konfirmimi do të jetë përgjegjësi e Këshillit Kushtetues dhe pas kësaj, kandidatët do të kenë 2 javë kohë për të kryer fushatë elektorale.
"Do të avancojmë hap pas hapi deri në 28 qershor, që është faza e parë e zgjedhjeve. Nëse dikush merr shumicën e votave, presidenti do të zgjidhet, dhe nëse askush nuk fiton shumicën e votave, faza e dytë e zgjedhjeve do të organizohet një javë më vonë, më 5 korrik", tha Ministri i Brendshëm i Iranit.