Bordi i Guvernatorëve i ANEA miraton rezolutën kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i158850-bordi_i_guvernatorëve_i_anea_miraton_rezolutën_kundër_iranit
Bordi i Guvernatorëve i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara, ANEA, ka miratuar një rezolutë kundër Iranit, pavarësisht paralajmërimeve nga Teherani se do të reagonte me vendosmëri ndaj një mase të tillë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 05, 2024 21:09 Europe/Tirane
  • Bordi i Guvernatorëve i ANEA miraton rezolutën kundër Iranit

Bordi i Guvernatorëve i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara, ANEA, ka miratuar një rezolutë kundër Iranit, pavarësisht paralajmërimeve nga Teherani se do të reagonte me vendosmëri ndaj një mase të tillë.

Bordi i Guvernatorëve i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike e miratoi rezolutën me 20 vota pro dhe dy kundër, me 12 abstenime gjatë mbledhjes së të mërkurës.

Rezoluta i kërkoi Iranit të bashkëpunojë më shumë me ANEA dhe të lejojë një numër më të madh inspektorësh të vizitojnë objektet e tij bërthamore.

Kjo erdhi dy ditë pasi Drejtori i Përgjithshëm i ANEA Rafael Grossi tha se Irani nuk i ka dhënë ende Agjencisë "shpjegime teknikisht të besueshme" në lidhje me praninë e grimcave të uraniumit në dy nga objektet e tij bërthamore.

Irani kishte paralajmëruar ditët e fundit se do të reagonte ndaj një rezolute të re të ANEA, pasi zyrtarët iranianë këmbëngulin se aktivitetet bërthamore të Iranit janë krejtësisht paqësore dhe kanë qenë në përputhje me udhëzimet dhe rezolutat e Agjencisë.

Rezoluta u mbështet dhe u parashtrua nga Britania, Franca dhe Gjermania, tre palët në një marrëveshje bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore.

Irani thotë se Trojka evropiane, nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre ekonomike sipas marrëveshjes bërthamore që nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga kjo marrëveshje në vitin 2018.