Irani planifikon të lëshojë disa satelitë
(last modified Sat, 15 Jun 2024 11:17:55 GMT )
Qershor 15, 2024 13:17 Europe/Tirane
  • Irani planifikon të lëshojë disa satelitë

Pars Today- Kreu i Organizatës Hapësinore të Iranit njoftoi vendimin e Teheranit për të lëshuar disa satelitë në hapsirë.

Hassan Salarieh, kreu i Organizatës Hapësinore të Iranit, njoftoi se Irani këtë vit ka disa plane për të lëshuar satelitë dhe shtoi se Republika Islamike e Iranit me vullnetin dhe vendosmërinë e presidentit martir të saj, ka bërë arritje të rëndësishme hapësinore në qeverinë e 13-të. Sipas Pars Today, Salarieh lidhur me këtë deklaroi se Republika Islamike e Iranit ka kryer 12 lëshime në 3 vitet e fundit, nga të cilat 10 ishin lëshime vendase dhe 2 lëshime ndërkombëtare. Ndërkohë, me njoftimin e kreut të Organizatës Hapësinore të Iranit, Republika Islamike e Iranit do të kryejë dy lëshime satelitësh në hapësirë para përfundimit të mandatit të qeverisë së 13-të. Nisja e parë do të mbajë një satelit testues kërkimor dhe lëshimi i konsiston në testimin e tij në orbitë. Vendet që kanë cikël hapësinor numërohen 6 në të gjithë botën, përfshirë Iranin, i cili ka arritur edhe të organizma të gjallë në hapësirë. Në fushën e transportuesit satelitor, vetëm 12 vende kanë aftësinë për të projektuar, ndërtuar dhe lëshuar transportues satelitor dhe Republika Islamike e Iranit është një nga këto 12 vende në botë.

Tags