Qershor 17, 2024 08:33 Europe/Tirane
  • Një grup terrorist, dështon në përpjekjen për tu futur në Iran

Pars Today- Komandanti i rojes kufitare të komandës policore të Republikës Islamike të Iranit njoftoi për një konflikt të armatosur të rojeve kufitare me një grup terrorist i cili rezultoi me vdekjen e 2 personave dhe arrestimin e një prej anëtarëve të këtij grupi në kufijtë e qytetit Sarvan pjesë e provincës Sistan dhe Baluchistan (në juglindje të Iranit).

Komandat Ahmed Ali Godarzi, komandanti i rojes kufitare të komandës së policisë së Republikës Islamike të Iranit, tha: Rojet kufitare të brigadës kufitare të Saravanit të vendosura në brezin kufitar Safar, me mjeshtëri dhe inteligjencë dhe duke përdorur pajisje optike inteligjente, kanë monitoruar lëvizjen e grupit terrorist në pikën kufitare Safar, grup i cili synonte të kryentë akte sabotazhe brenda vendit. Godarzi shtoi: Rojet kufitare janë përplasur me këtë grup terrorist, ku mbetën të vrarë dy anëtarë të këtij grupi dhe njëri prej tyre u arrestua. Duke iu referuar zbulimit të armëve dhe municioneve, komandanti i rojes kufitare të Republikës Islamike të Iranit tha: Një nga anëtarët e arrestuar në rrëfimin e tij deklaroi se ishte anëtar i grupit terrorist Ansar al-Furqan. Sipas njoftimit të Komandantit të Gardës Kufitare të Komandës së Policisë së Republikës Islamike të Iranit, rojet kufitare të brigadës kufitare të Saravanit janë përleshur edhe me një grup tjetër terrorist në të njëjtën zonë, i cili ka pësuar goditje të rënda dhe fatale.

Tags