Kush do të marrë presidencën e radhës Pezeshkian apo Xhalili
Pars Today- Me përfundimin e numërimit të votave të fazës së parë të zgjedhjeve presidenciale iraniane, Masoud Pezeshkian dhe Saed Jalili kanë hyrë në raundin e dytë dhe në këtë mënyrë një nga këta dy personalitet do të bëhet presidenti i qeverisë së 14-të të Iranit.
Procesi i votimit për zgjedhjet e 14-ta presidenciale u zhvillua të premten, më 8 korrik, në të gjithë Iranin. Sipas Parstoday, numri i përgjithshëm i votave të numëruara nga 58,640 qendra votimi në të gjithë Iranin ishte 24,535,185 vota dhe rezultati për kandidatët dhe votat e tyre janë si më poshtë:
1- “Massoud Pezeshkian” – 10 milionë e 415 mijë e 991 vota
2- “Saed Jalili” – 9 milionë e 473 mijë e 298 vota
3- “Mohammed Bagher Kalibaf” – 3 milionë e 383 mijë e 340 vota
4- “Mustafa Pour’mohammadi” – 206.397 vota
Në këtë mënyrë, asnjë nga kandidatët për zgjedhjet presidenciale të Iranit nuk arriti të merrte 50+1% të votave dhe zgjedhjet iraniane u shtynë për në balotazh mes "Massoud Pezehkian " dhe "Saed Xhalili". Sipas orarit të publikuar, debati i parë mes dy kandidatëve të kualifikuar për në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale iraniane do të zhvillohet të hënën më 11 korrik dhe debati i dytë do të zhvillohet të martën më 12 korrik. Duhet theksuar se faza e dytë e zgjedhjeve presidenciale në Iran do të mbahet të premten, më 15 Tir 1403.