Masoud Pezeshkian bëhet presidenti i 9-të i Iranit
(last modified Sat, 06 Jul 2024 07:02:54 GMT )
Korrik 06, 2024 09:02 Europe/Tirane
  • Masoud Pezeshkian bëhet presidenti i 9-të i Iranit

Masoud Pezeshkian u bë presidenti i zgjedhur i Iranit duke fituar shumicën e votave në balotazhin e raundit të 14-të të zgjedhjeve presidenciale iraniane.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Massoud Pezeshkian ka mundur të bëhet presidenti i 9-të i Iranit duke fituar 16 milionë e 384 mijë e 403 vota nga gjithsej 30 milionë e 530 mijë e 157 vota. Votat e Saeed Jalilit, rivalit të Pezeshkian, ishin 13.538.179. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 49 dhe 8 për qind. Në këtë raund zgjedhjesh, brenda dhe jashtë vendit të drejtë vote kishin 61 milionë e 452 mijë e 321 persona. Raundi i dytë i zgjedhjeve të 14-ta presidenciale iraniane u mbajt dje (e premte) me pjesëmarrjen entuziaste të njerëzve në mbarë vendin si dhe iranianëve që jetojnë në disa vende të botës. Politikani iranian Pezeshkian ka lindur më 29 shtator 1954 nga një baba azerbajxhanas dhe një nënë kurde në Mahabad. Masoud Pezeshkian ka një doktoraturë profesionale në mjekësi dhe kirurgji të përgjithshme nga Universiteti i Shkencave Mjekësore të Tabrizit, si dhe një specializim në kirurgjinë kardiake nga Universiteti i Shkencave Mjekësore të Iranit. Në kabinetin e dytë të Sejed Muhammed Khatami, ish-president i Iranit, ai mbajti postin e Ministrit të Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor nga viti 2001 deri në 2005 pasi mori një votëbesim nga Këshilli Islamik.