Zgjerohet bashkëpunimi midis Iranit dhe Indonezisë/Lehtësohen kushtet përkatëse
(last modified Tue, 09 Jul 2024 09:12:08 GMT )
Korrik 09, 2024 11:12 Europe/Tirane
  • Irani dhe Indonezia
    Irani dhe Indonezia

Pars Today- Pas finalizimit të kushteve të memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunimin turistik midis dy vendeve, zëvendës ministrat e turizmit të Iranit dhe Indonezisë vendosën të përpiqen që të hapin një linjë direkte fluturimi midis Teheranit dhe Xhakartës.

“Ali Asghar Shalbafian”, zëvendësministër i turizmit i Ministrisë së Trashëgimisë Kulturore, Turizmit dhe Artizanatit të Republikës Islamike të Iranit, gjatë udhëtimit promovues të delegacionit turistik iranian në një sërë vendesh të Azisë Juglindore, u takua me Niyo Martini , zëvendësministren e Turizmit dhe Ekonomisë Kreative të Indonezisë, me qëllim zhvillimin e marrëdhënieve turistike mes dy vendeve. Sipas Pars Today, në këtë takim, zv.ministrat e turizmit të të dy vendeve, duke finalizuar përmbajtjen e memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunimin turistik ndërmjet Iranit dhe Indonezisë, lehtësuan rrugën për nënshkrimin e marrëveshjes së lartëpërmendur nga ministrat e turizmit të të dy shteteve. Në këtë takim, në axhendën e palëve u përfshinë diskutimi për paketa turistike dhe aktivitete të përbashkëta, si dhe u shqyrtuan disa çështje si çështja e përpjekjes për hapjen e një linje direkte fluturimi ndërmjet Teheranit dhe Xhakartës, që do të ndiqet përmes ambasadës iraniane në Indonezi. Vlen të theksohet se Ali Asghar Shalbafian, zëvendësministër i Ministrisë së Trashëgimisë Kulturore, Turizmit dhe Artizanatit të Republikës Islamike të Iranit, në seminarin e prezantimit të kapaciteteve turistike të Iranit (Road Shoë) në Indonezi tha: Turistët indonezianë në formën e turizmit shëndetësor mund të përfitojnë nga mundësitë e sotme të Iranit që janë mundësi efikase mjekësore dhe terapeutike. Sipas Pars Today, Shalbafian vlerësoi pritjen e denjë dhe interesimin e jashtëzakonshëm të më shumë se 120 kompanive indoneziane të turizmit të cilët në këtë seminar u shprehën të gatshëm të prezantojnë kapacitetet turistike të Iranit. Seminari u mbajt në Xhakarta, kryeqyteti i Indonezisë, me praninë e aktivistëve publikë dhe privatë indonezianë. Zv/ministri i Ministrisë së Trashëgimisë Kulturore, Turizmit dhe Artizanatit të Iranit në prezantimin e kapaciteteve turistike të Iranit në Indonezi gjithashtu mikpritjen e përmendi si një nga vlerat kulturore të iranianëve, të cilët, krahas historisë dhe qytetërimit të lashtë, me monumentet historike dhe kulturore në qytete të tilla si Isfahan, Shiraz dhe Yazd, përbëjnë një nga atraksionet e Iranit për udhëtime turistike. 

 

Tags