Shkatërrohet një grup terrorist në veriperëndim të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i160150-shkatërrohet_një_grup_terrorist_në_veriperëndim_të_iranit
Forcat tokësore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike njoftuan shkatërrimin e një grupi terrorist anti-revolucionar në veriperëndim të Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 09, 2024 21:09 Europe/Tirane
  • Shkatërrohet një grup terrorist në veriperëndim të Iranit

Forcat tokësore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike njoftuan shkatërrimin e një grupi terrorist anti-revolucionar në veriperëndim të Iranit.

Me monitorimin e kujdesshëm dhe mbikëqyrjen inteligjente nga ana e luftëtarëve të bazës "Hamza Seyed al-Shohada" të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, grupi terrorist anti-revolucionar, i cili planifikonte të hynte në territorin e Republikës Islamike të Iranit nga kufijtë veriperëndimorë të vendit, mëngjesin e së martës u zu në pritën e forcave të kësaj baze dhe u shpartallua.

Në këtë konflikt u vranë dhe u plagosën një numër pjesëtarësh të ekipit terrorist dhe pajisjet e tyre u konfiskuan nga luftëtarët e Islamit.

Baza "Hamza Seyed al-Shohada" e Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik i paralajmëroi sërish elementët e shitur tek arroganca globale dhe njoftoi se me vigjilencën e luftëtarëve të zellshëm të kësaj baze, veprimi më i vogël kundër sigurisë dhe integritetit territorial të Republikës Islamike të Iranit do të përballet me një përgjigje vendimtare dhe të prerë.