Në një masë tjetër armiqësore, BE zgjat sanksionet kundër Iranit
(last modified Mon, 15 Jul 2024 19:15:08 GMT )
Korrik 15, 2024 21:15 Europe/Tirane
  • Në një masë tjetër armiqësore, BE zgjat sanksionet kundër Iranit

Në një masë tjetër armiqësore, Këshilli i Bashkimit Evropian ka zgjatur masat kufizuese kundër Iranit lidhur me pretendimet për mbështetje ushtarake iraniane për Rusinë në Ukrainë.

Në një deklaratë për shtyp të hënën, Këshilli Evropian tha se ka zgjatur masat kufizuese deri më 27 korrik 2025.

KE gjithashtu pretendoi se Irani ka ofruar mbështetje ushtarake për grupet dhe entitetet e armatosura në Azinë Perëndimore dhe rajonin e Detit të Kuq.

“Masat kufizuese ekzistuese do të vazhdojnë të rishikohen çdo vit. Aktualisht, regjimi i sanksioneve zbatohet për 12 persona dhe nëntë subjekte."

Këshilli përcakton drejtimin dhe prioritetet e përgjithshme politike të Bashkimit Europian.

Të targetuarit do t'u nënshtrohen ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të udhëtimit drejt Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ndalohet sigurimi i fondeve ose burimeve ekonomike, drejtpërdrejt ose tërthorazi, për ose në dobi të personave fizikë ose juridikë, subjekteve ose organeve të listuara.

Irani i kundërshton kategorikisht këto pretendime.

Ndërkohë, Rusia ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se një fluks i armëve perëndimore në Ukrainë vetëm sa do ta zgjasë konfliktin.

"Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar më shumë se 51.4 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin", tha Departamenti Amerikan i Shtetit në fillim të korrikut.

Më 14 maj 2024, BE zgjeroi regjimin e sanksioneve për të synuar aftësitë raketore të Iranit. BE tha se sanksionet erdhën pasi Irani nisi sulmet me dronë dhe raketa kundër Izraelit.

Për më tepër, Këshilli ndaloi eksportin nga BE-ja në Iran të komponentëve të mëtejshëm të përdorur në zhvillimin dhe prodhimin e dronëve (UAV).

Më 31 maj, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) tha se ka miratuar masa kufizuese kundër gjashtë individëve dhe katër subjekteve iraniane, duke pretenduar se roli i tyre në transferimin e dronëve ose raketave te grupet dhe subjektet e armatosura minon paqen dhe sigurinë në rajonin e Azisë Perëndimore dhe në Detin e Kuq.

 

Tags