Falja e namazit të drekës së Ashurasë në mbarë Iranin
(last modified Tue, 16 Jul 2024 19:11:24 GMT )
Korrik 16, 2024 21:11 Europe/Tirane
  • Falja e namazit të drekës së Ashurasë në mbarë Iranin

Sot, në ditën e 10 të muajit të shenjtë Muharrem, në kujtim të namazit të fundit të Prijësit të Dëshmorëve, Hazretit Ebu Abdil'lah el-Husejn (a.s.) dhe shokëve të tij të nderuar, njerëzit në mbarë Iranin e falën Namazin e Drekës së Ashurasë me xhemat dhe rinovuan besëlidhjen e tyre me Zotërinë dhe Prijësin e Dëshmorëve (Imam Husejnin a.s.) në luftën kundër padrejtësisë.

Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, njerëzit në të gjithë qytetet dhe fshatrat e provincës së Teheranit mbajtën zi dhe vajtuan për heronjtë e epopesë historike të Qerbelasë, derdhën lot zie dhe vazhduan me praninë e tyre në faljen e namazit me xhemat duke shfaqur skena të dashurisë dhe përkushtimit të tyre ndaj Familjes së papërlyer dhe të pastër të Profetit (paqja qoftë mbi ta!).

Edhe presidenti i sapozgjedhur Masoud Pezeshkian e fali namazin e drekës së Ashurasë në Teheran.

Në të njëjtën kohë, si në mbarë vendin, dhe me praninë e vajtuesve të Ashurasë Husejniane, edhe në qytetin Ilam u fal namazi i drekës dhe i pasdrekës.

Vajtimi për Imam Husejnin (a.s.) në qytete të ndryshme të provincës Kurdistan nuk njeh shiitë apo sunitë dhe njerëzit mbajtën ritualet e zisë së Ashurasë Husejniane nëpër qytete dhe fshatra me praninë e grupeve të ndryshme të njerëzve që performuan ritualet e Ashurasë.

Banorët e Kermanshahut, të Azerbajxhanit Perëndimor dhe të qyteteve të tjera, gjithashtu, kryen namazin e drekës së Ashurasë në të njëjtën kohë.

Ceremonia e mesditës së Ashurasë është mbajtur që nga mëngjesi i sotëm në mbarë vendin me praninë e ithtarëve të Imam Husejnit, të cilët derdhën lot zie dhe kryen ritualet e rastit në shenjë respekti për Imamin e tretë të shiitëve.

 

Tags