Kanani: Heshtja përballë krimeve të sionistëve e papranueshme
(last modified Thu, 18 Jul 2024 08:18:02 GMT )
Korrik 18, 2024 10:18 Europe/Tirane
  • Kanani: Heshtja përballë krimeve të sionistëve e papranueshme

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, duke iu referuar krimit të ri të kryer nga regjimi sionist në Gaza, kritikoi heshtjen dhe mosveprimin e komunitetit ndërkombëtar në lidhje me këto krime.

Sipas ISNA, Nasser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, shkroi: “Regjimi sionist kreu një tjetër krim të tmerrshëm duke vënë në shënjestër kampusin e shkollës Al-Qahira në qytetin e Gazës dhe në një mënyrë të neveritshme masakroi një numër të madh të qytetarëve të pafajshëm. Në këtë sulm janë martirizuar 11 palestinezë dhe shumë të tjerë janë plagosur. Kanani në rrjetin social X ka shkruar: Heshtja dhe mosveprimi i qeverive dhe asambleve ndërkombëtare përballë mizorive, vrasjeve dhe krimeve çnjerëzore të sionistëve, praktikisht po u lë duar të lirë xhelatëve vampirë në vazhdimin e gjenocidit të tyre në Rripin e Gazës. Zëdhënësi i sistemit diplomatik të Iranit theksoi se "pretenduesit e rremë të të drejtave të njeriut dhe eksportuesit e armëve në këtë regjim, janë bashkëpunëtorë dhe partnerë të plotë me kriminelët sionistë në vrasjen masive të palestinezëve". Sipas statistikave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Rripin e Gazës, si pasojë e sulmeve të regjimit sionist që nga 7 tetori kanë rënë dëshmorë 38 mijë e 794 palestinezë dhe 89 mijë e 364 janë plagosur.

Tags