Irani, i gatshëm për të bashkëpunuar në luftën kundër trafikut të drogës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i160650-irani_i_gatshëm_për_të_bashkëpunuar_në_luftën_kundër_trafikut_të_drogës
Ministri i Brendshëm i Iranit tha: "Si një vend lider, Republika Islamike e Iranit është plotësisht e përgatitur për të bashkëpunuar me institucionet dhe strukturat rajonale e ndërkombëtare për të luftuar trafikun e drogës."
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 23, 2024 17:43 Europe/Tirane
  • Irani, i gatshëm për të bashkëpunuar në luftën kundër trafikut të drogës

Ministri i Brendshëm i Iranit tha: "Si një vend lider, Republika Islamike e Iranit është plotësisht e përgatitur për të bashkëpunuar me institucionet dhe strukturat rajonale e ndërkombëtare për të luftuar trafikun e drogës."

Lidhur me takimin e dytë të konferencës rajonale kundër trafikut të drogës në Bagdad, Ahmed Vahidi tha: "Delegacionet pjesëmarrëse në këtë takim paraqitën mendimet dhe pikëpamjet e tyre për të rritur konvergjencën dhe bashkëpunimin."

Vahidi e quajti këtë takim një iniciativë shumë të mirë dhe efektive nga ana e Bagdadit dhe shtoi: "Edhe kryeministri i Irakut, në fjalën e tij, paraqiti mendime të vlefshme në fushën e bashkëpunimit rajonal për të luftuar trafikun e drogës."

Ministri i Brendshëm i Iranit tha se takimi i radhës i kësaj konference rajonale do të mbahet vitin e ardhshëm në Teheran.

Konferenca e dytë rajonale kundër lëndëve narkotike e vendeve fqinje të Irakut u mbajt dje në Bagdad me pjesëmarrjen e ministrave të shteteve anëtare dhe shefave të policisë kundër narko-trafikut, nga vende si Republika Islamike e Iranit, Arabia Saudite, Jordania, Kuvajti, Turqia, Egjipti, Siria dhe Libani.