Akuzat qesharake të ministrit të regjimit fëmijëvrasës të Izraelit
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka thënë: Akuzat e ministrit të regjimit fëmijëvrasës të Izraelit kundër Republikës Islamike të Iranit në lidhje me Lojërat Olimpike të Parisit 2024 janë një përpjekje e dëshpëruar për të devijuar opinionin publik botëror nga gjenocidi në Gaza.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Nasser Kanani në rrjetin social X dënoi akuzat e ministrit të Jashtëm të regjimit sionist kundër Republikës Islamike të Iranit. Kanani ka thënë: Akuzat dhe urrejtja e gjerë e ministrit të regjimit fëmijëvrasës izraelit kundër Republikës Islamike të Iranit lidhur me Olimpikun Paris-2024 është një përpjekje e dëshpëruar për të devijuar opinionin publik botëror nga gjenocidi në Gaza dhe për të eliminuar zemërimin dhe urrejtjen globale ndaj krimeve të luftës të këtij regjimi kundër popullit të shtypur palestinez. Akuza të tilla janë kundër kartës olimpike të bazuar në paqe dhe miqësi dhe një shembull tjetër i mosrespektimit të normave dhe vlerave universale dhe ndërkombëtare nga regjimi sionist. Akuzat e bëra nga regjimi, i cili gjatë dhjetë muajve të fundit duke vrarë dhjetëra mijëra palestinezë të pafajshëm, përfshirë burra, gra dhe fëmijë, ka tejkaluar kufijtë e mizorisë, janë më shumë qesharake sesa të besueshme. Karvani sportiv i Republikës Islamike të Iranit merr pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit me dhjetëra sportistë dhe kampionë kombëtarë. I urojmë suksese qeverisë dhe kombit francez në pritjen dhe mbajtjen e ngjarjes më të madhe sportive në botë në një mënyrë të denjë dhe me siguri të plotë, tha zëdhënësi Kanani.