Korrik 28, 2024 18:13 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit: Suksesi i qeverisë së ardhshme, në zbatimin e ligjit

Presidenti i ri i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se suksesi i qeverisë së ardhshme është në respektimin e politikave të përgjithshme të shtetit dhe zbatimin e ligjit për programin e zhvillimit.

Ajetullah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, sot ditën e diel, me anë të një dekreti ka konfirmuar rezultatin e votave të popullit të Iranit në zgjedhjet presidenciale dhe ka emëruar Masoud Pezeshkian në postin e presidentit të Republikës Islamike të Iranit.

Zyra për informim e Presidencës së Republikës Islamike të Iranit njoftoi se Masoud Pezeshkian, presidenti i ri i Iranit, në ceremoninë e pranimit të dekretit për marrjen e postit të presidentit të Iranit, deklaroi: "Në perspektivën e sistemit të Republikës Islamike, Irani është një vend i zhvilluar, me pozitën e parë ekonomike, shkencore dhe teknologjike në nivel të rajonit dhe me identitetin islamik dhe revolucionar, është një vend inspirues në botën islame dhe që ka bashkëpunim konstruktiv dhe të efektshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare".

Pezeshkian shtoi: "Në perspektivën e qeverisë së re gjithashtu, Irani është një vend i zhvilluar në përputhshmëri me nevojat kulturore, duke u bazuar mbi parimet morale dhe mbi vlerat islame, mbi liritë e ligjshme, drejtësinë sociale, respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të njeriut dhe me një nivel të lartë të sigurisë shoqërore dhe juridike".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke thënë se perspektiva të cilën e ka përcaktuar sistemi shtetëror për qeverinë dhe zyrtarët shtetërorë, është formimi i një qeverie të fuqishme në bazë të parimeve ligjore dhe në kuadër të ligjit, të cilën e ka shpallur Lideri Suprem i Revolucionit Islamik dhe ky qëllim i rëndësishëm mund të realizohet vetëm në bazë të integrimit, unitetit dhe respektimit të ligjit".

Masoud Pezeshkian, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes shoqërisë dhe qeverisë në rrugën e progresit dhe zhvillimit të vendit, vlerësoi se një shoqëri e integruar dhe respektuese e ligjit bëhet shkak për forcimin sa më të madh të autoriteteve qeverisëse, ndërsa shtoi: "Qeveria e re do të bëjë përpjekje që duke tejkaluar krizat dhe sfidat e ndryshme me të cilat përballet, t'u përgjigjet pritjeve dhe kërkesave që kanë me të drejtë të gjithë qytetarët iranianë".

Presidenti i ri i Iranit, duke thënë se suksesi i qeverisë për t'u dhënë përgjigje të përshtatshme pritshmërive të popullit iranian dhe për të krijuar ndryshim dhe reforma të duhura në çështjet e vendit, konsiderohet tregues i suksesit të sistemit shtetëror dhe i largpamësisë së Liderit Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, theksoi: "Sistemi qeverisës i vendit, elitat, organizatat civile, partitë politike dhe secili prej qytetarëve të nderuar të Iranit duhet të shtojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat në mënyrë që të ripërtërihet atmosfera e gjallërisë, shpresës dhe besimit sa më të madh në të ardhmen e qëndrueshme të Iranit Islamik".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu theksoi: "Perspektiva e qeverisë së re është se Irani është një vend i zhvilluar, i mbështetur te zbatimi i drejtësisë sociale dhe një vend që ka bashkëpunim konstruktiv me botën në bazë të parimeve të dinjitetit, urtësisë dhe interesave kombëtare".

Tags