Irani thekson bashkëpunimin me Rusinë në parandalimin e krimeve të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i160962-irani_thekson_bashkëpunimin_me_rusinë_në_parandalimin_e_krimeve_të_regjimit_sionist
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus tha: Bashkëpunimi ndërmjet Teheranit dhe Moskës mund të ndalojë veprimet agresive të regjimit sionist në rrezikimin e paqes dhe stabilitetit të rajonit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 02, 2024 09:20 Europe/Tirane
  • Irani thekson bashkëpunimin me Rusinë në parandalimin e krimeve të regjimit sionist

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus tha: Bashkëpunimi ndërmjet Teheranit dhe Moskës mund të ndalojë veprimet agresive të regjimit sionist në rrezikimin e paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Sipas IRNA; “Ali Bagheri”, ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, “Sergei Lavrov” theksoi: Duke martirizuar Ismail Haniyeh, regjimi sionist ka kaluar vijën e kuqe dhe ka vënë në rrezik paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar, ndaj Republika Islamike e Iranit nuk neglizhon aspak në të drejtën e saj të qenësishme dhe legjitime për të mbrojtur integritetin e saj territorial dhe sigurinë kombëtare. Në këtë telefonatë, ministri i Jashtëm rus dënoi vrasjen e kreut të byrosë politike të lëvizjes Hamas dhe cenimin e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Iranit nga regjimi izraelit. Megjithëse Shtetet e Bashkuara dhe Evropa e penguan Këshillin e Sigurimit të dënonte këtë akt agresioni, Rusia përgatiti një draft deklaratë në kuadër të Kartës së Miqve të Kombeve të Bashkuara që dënon këtë akt agresioni, e cila së shpejti do të finalizohet dhe do të publikohet në Kombet e Bashkuara.