Bagheri: Regjimi sionist ka kaluar vijën e kuqe të madhe të Iranit
(last modified Sun, 04 Aug 2024 07:23:28 GMT )
Gusht 04, 2024 09:23 Europe/Tirane
  • Bagheri: Regjimi sionist ka kaluar vijën e kuqe të madhe të Iranit

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se regjimi sionist ka kaluar vijën e kuqe të madhe të Republikës Islamike të Iranit duke martirizuar shefin e Zyrës Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe shtoi se përgjigja e Iranit ndaj këtij krimi do të jetë vendimtare.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Ali Bagheri, të shtunën mbrëma, në një bisedë telefonike me Mohammad Ishaq Dar, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Pakistanit,  shkëmbyen mendime rreth aktit kriminal të regjimit sionist në martirizimin e kreut të Zyrës Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili ishte në Teheran si mysafir i ftuar.

Në këtë bisedë, duke vlerësuar qëndrimet e Pakistanit në mbështetjen e popullit palestinez, ai vuri në dukje zgjerimin e gamës së krimeve të sionistëve në Jemen, Bejrut dhe Teheran, si dhe kalimin e vijës së madhe të kuqe të Republikës Islamike të Iranit nga ana e regjimit sionist dhe theksoi se ky veprim do të çojë në dy pasoja; së pari, reagimin vendimtar të Iranit ndaj këtij krimi dhe së dyti, efektin e veprimeve të liga të sionistëve në prishjen e stabilitetit e sigurisë dhe rritjen e krizës në rajon, për të cilën është e nevojshme që vendet islamike dhe ato të rajoni të mos heshtin përballë tij.

Kreu i aparatit diplomatik të Iranit propozoi gjithashtu mbajtjen e një takimi të jashtëzakonshëm të vendeve islamike dhe kërkoi nga Pakistani që të mbështesë këtë iniciativë dhe të përdorë kapacitetet e tij për të parandaluar vazhdimin e veprimeve kriminale të sionistëve.

Ai, gjithashtu, bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë për sinergji në mbështetjen e popullit të Gazës dhe përballjen me barbaritë e regjimit sionist në nivel rajonal.

Gjithashtu, në këtë bisedë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Pakistanit, duke ngushëlluar për vdekjen martire të kreut të Zyrës Politike të lëvizjes Hamas, Ismail Haniyeh, përshëndeti takimin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Mohammad Ishaq Dar, duke theksuar domosdoshmërinë e zgjimit të umetit islam kundër krimeve të regjimit sionist, e konsideroi vrasjen e Ismail Haniyeh në Teheran si shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit të Iranit.

 

Tags