Kanani: Nuk duam konflikt rajonal, por Izraeli duhet të ndëshkohet
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se terrorizmi është themeli i regjimit izraelit, mbijetesa e të cilit varet nga vazhdimi i qasjes së terrorizmit shtetëror.
Naser Kanani në konferencën e tij javore për shtyp të hënën tha se akte të tilla terroriste nuk dobësojnë vendosmërinë e popullit palestinez në luftën kundër regjimit sionist dhe çlirimin e Kudsit të shenjtë, dhe shtoi se regjimi sionist nuk do të arrijë asnjë rezultat nga vrasja e dëshmorit Ismail Haniyeh, kreut të Byrosë Politike të Hamasit.
"Ne (zyrtarët iranianë) konsiderojmë të drejtën tonë për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare, sovranitetin dhe integritetin territorial," vuri në dukje zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, duke shtuar se askush nuk ka të drejtë të hezitojë të ndëshkojë regjimin aventurier sionist.
“Ne kemi marrë masat e nevojshme politike dhe diplomatike, duke përfshirë përgatitjet për të mbajtur një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili u mbajt në bashkëpunim me vendet tona mike si Rusia, Kina dhe Algjeria", shtoi Kanani.
Ai po ashtu tha se është ngritur edhe kërkesa për mbajtjen e një takimi të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Xhedda, e cila është miratuar dhe është paraparë të mbahet të mërkurën në nivel të ministrave të jashtëm.
Sipas Kananit, Irani do të përdorë të drejtën e tij për të ndërmarrë veprime vendimtare për të ndëshkuar agresorin në mbrojtje të interesave dhe sigurisë së tij kombëtare.
Prandaj, Republika Islamike e Iranit përdor të drejtën e saj legjitime për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare për të ndëshkuar me vendosmëri dhe ashpër regjimin agresor sionist dhe për të krijuar deterrencë, tha diplomati iranian.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë ndëshkimin e agresorit nga Irani, i cili do të garantojë sigurinë e rajonit dhe të botës dhe sigurisht, është një veprim bazuar në ligjin ndërkombëtar”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit.