Bagheri: Do i japim një përgjigje vendimtare regjimit sionist
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit tha: "Regjimi sionist është shkaktari kryesor i destabilitetit në rajon dhe Republika Islamike e Iranit do të përballet praktikisht me shkakun e pasigurisë dhe të destabilitetit në rajon nëpërmjet përgjigjes së vet vendimtare."
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, të martën mbrëma, në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Badr Abdel-Ati, duke iu referuar mbajtjes së një takimi të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Xhedah, lidhur me hetimin e krimeve të regjimit sionist në atentatin ndaj liderit të Hamasit Ismail Haniyeh dhe cenimin nga ana e regjimit sionist të sigurisë kombëtare dhe sovranitetit të Republikës Islamike të Iranit, si një vend anëtar i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Ali Bagheri shprehu shpresën se takimi i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik do të ishte i dobishëm dhe efektiv për botën islame dhe Çështjen e Palestinës dhe do të mund të parandalonte nëpërmjet kërcënimeve dhe mekanizmave të ndëshkimit brutalitetin ushtarak dhe atë të forcave të sigurisë të regjimit sionist.
Bagheri vuri në dukje qasjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të qeverive evropiane në mosdënimin e aktit terrorist të regjimit sionist në martirizimin e dëshmorit Ismail Haniyeh dhe tha: "Regjimi sionist është shkaku kryesor i destabilitetit në rajon dhe në Republika Islamike e Iranit do të përballet praktikisht me shkakun e pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë në rajon nëpërmjet përgjigjes së vet vendimtare."
Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Badr Abdel-Ati, duke vënë në dukje veprimet tensionuese të regjimit pushtues të Kudsit në rajon dhe dështimin për të arritur një armëpushim në territoret e pushtuara, theksoi: "Egjipti ka paralajmëruar të gjitha palët evropiane dhe amerikane kundër veprimeve të rrezikshme të regjimit sionist dhe shpreson që të ulen tensionet në rajon."