Presidenti i Iranit uron fituesit iranianë të medaljeve në Olimpiadën e Parisit
(last modified Thu, 08 Aug 2024 07:24:20 GMT )
Gusht 08, 2024 09:24 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit uron fituesit iranianë të medaljeve në Olimpiadën e Parisit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke publikuar mesazhe të veçanta në rrjetin social X, ka uruar znj. Mobina Nematzadeh dhe mundësin Mohammad Hadi Saravi për medaljet e fituara në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, në mesazhin e presidentit Masoud Pezeshkian drejtuar taekwondoistes në peshën 49 kg, Mobina Nematzadeh, e cila fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike të Parisit duke fituar kundër përfaqësueses së Arabisë Saudite, shkruhet: "Gratë e tokës sonë i japin ngjyrë jetës tonë. Bija ime, Mobina Nematzadeh, jam krenar për ty dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e Iranit."

Presidenti i Iranit, në një mesazh për mundësin në peshën 97 kg, Mohammed Hadi Saravi, i cili fitoi medaljen e parë të artë për Iranin në Lojërat Olimpike të Parisit, shkruan: "Mohammad Hadi Saravi, medalja jote e artë është një shpresë për popullin dhe vendin tonë. Të përgëzoj ty dhe popullin e Iranit për fitimin e kësaj medaljeje."

Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike Paris 2024 ka filluar më 26 korrik dhe do të vazhdojë deri më 11 gusht. Delegacioni i Iranit në këto gara, ka marrë pjesë me 40 sportistë.