Marina e IRGC është në gjendje të lundrojë në ujërat ndërkombëtare
Marina e Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik nuk është vetëm një forcë bregdetare, por është e aftë të ketë një prani në ujërat ndërkombëtare, deklaroi një komandant i flotës së pestë të Marinës së IRGC.
“Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Marinës së IRGC-së, ne duhej të tregonim se Marina e IRGC-së nuk është vetëm një forcë bregdetare dhe është e aftë të ndërtojë lloje të ndryshme të anijeve të rënda, duke i mundësuar asaj praninë në ujërat ndërkombëtare”, tha të hënën kolonel Soleimani.
Ai shtoi se flota detare, me një anije trans-oqeanike luftarake të prodhuar në vend, Shahid Mahdavi, filloi misionin e saj nga ishulli Farsi në Gjirin Persik dhe kaloi nëpër ngushticat e rëndësishme dhe strategjike të botës, duke përfshirë ngushticën e Malagës.
Komandanti tha se flotilja iraniane kaloi Ekuatorin dhe hyri në zonën e flotës së 7-të të marinës amerikane.
"Ne u dërguam një mesazh amerikanëve se ne jemi në gjendje të arrijmë pikën më të afërt me ju," pohoi kolomel Soleimani.
Ai i bëri komentet ndërsa SHBA-ja ka dërguar një nëndetëse me raketa të drejtuara në Azinë Perëndimore ndërsa tensionet në rajon po përshkallëzohen.