Irani dënoi ashpër hyrjen e dhunshme të sionistëve në Xhaminë Al-Aksa
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi ashpër veprimin agresiv të dy ministrave të kabinetit të regjimit të rremë izraelit dhe të një grupi kolonësh sionistë nëpërmjet hyrjes së dhunshme në Xhaminë Al-Aksa.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Naser Kan'ani i konsideroi veprime të tilla provokuese si një tjetër shembull të qartë të vullnetit të sionistëve për të përhapur tension dhe trazira në rajon.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit e konsideroi këtë akt të mbrapshtë si një fakt të pamohueshëm se liderët e regjimit izraelit synojnë të ndezin zjarrin e luftënxitjes së vet duke lënduar ndjenjat fetare të popullit mysliman të Palestinës dhe të botës islame.
“Ky akt djallëzor është gjithashtu tregues i faktit të pamohueshëm se liderët e regjimit izraelit synojnë të ndezin zjarrin e luftës së tyre duke lënduar ndjenjat fetare të popullit mysliman të Palestinës dhe botës islame”, tha Kan'ani të martën.
Më herët, zëdhënësi dënoi përdhosjen e Xhamisë Al-Aksa edhe në llogarinë e tij X, duke thënë se masa kishte për qëllim përshkallëzimin e tensioneve në rajon.
“Përdhosja e xhamisë Al-Aksa nga ana e disa ministrave të kabinetit të regjimit të rremë izraelit dhe kolonëve sionistë është një shkelje e qartë e shenjtërive islame dhe të drejtave të myslimanëve në mbarë botën dhe është një akt provokues për të përshkallëzuar tensionin dhe destabilitetin në rajon”, shkroi Kan'ani të martën në platformën X (ish-Twitter).
“Ky akt i paligjshëm dhe provokues është i dënueshëm dhe meriton një përgjigje globale, veçanërisht nga qeveritë islame dhe kombet myslimane”, shtoi ai në postimin e tij.
Duke iu drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa vendeve perëndimore që mbështesin kriminelët sionistë, ai kujtoi se "nëse ata janë të sinqertë në pretendimin e tyre për shqetësimin që kanë shprehur në lidhje me sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Azisë Perëndimore, atëherë le ta frenojnë regjimin kriminal sionist sa më shpejt të jetë e mundur, t'i japin fund gjenocidit në Rripin e Gazës dhe të ndalin aventurat e këtij regjimi rebel në Palestinë dhe në nivel rajonal".
Më herët të martën, ministri izraelit i ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir vizitoi Xhaminë Al-Aksa, e cila është vendi i tretë më i shenjtë në Islam, duke thënë se hebrenjtë duhet të lejohen të luten në vendin e shenjtë.
Rreth 2250 kolonë sionistë vizituan xhaminë gjithashtu të martën, sipas Vakëfit, i cili është fondacioni që administron vendin e shenjtë.
Deklarata e ministrit sionist Ben-Gvir dhe përdhosja e Xhamisë Al-Aksa tërhoqën dënime të forta. Kjo është për shkak se rregullat ekzistuese prej dekadash i lejojnë hebrenjtë vetëm të vizitojnë vendin dhe jo të luten atje.