Pjesëmarrësit e "Rally International Silk Road" kalojnë nëpër 10 provinca të Iranit
Parstoday - Pjesëmarrësit e garave "Rally International Silk Road" pas rrugëtimit pesëditor nëpër Iran, kanë hyrë në provincë Turkmenistan të Iranit.
Gara Ndërkombëtare e Rrugës së Mëndafshit me makina, e cila filloi zyrtarisht në Stamboll të Turqisë më 6 gusht 2024, dhe hyri në Iran më 8 gusht përmes pikës kufitare Bazargan, u largua nga Irani përmes kufirit Baxhgiran.
Sipas Parstoday, pjesëmarrësit në garën "Rally International Silk Road" kaluan nëpër provincat e Azerbajxhanit Perëndimor, Azerbajxhanit Lindor, Zanxhanit, Kazvinit, Alborzit, Teheranit, Mazandaran, Golestanit, Khorasanit të Veriut dhe Khorasanit Razavi dhe vizituan zonat natyrore, historike, kulturore dhe atraksionet turistike të këtyre rajoneve.
Në këtë garë kanë marrë pjesë 23 persona me 10 makina klasike nga Franca, Italia, Belgjika, Turqia dhe Gjermania.
Pas largimit nga Irani, kjo garë do të kalojë nëpër vendet e Turkmenistanit, Uzbekistanit dhe Kirgistanit dhe do të arrijë në vijën finale në qytetin Orkhon të Mongolisë.