Irani renditet i pari në prodhimin e teknologjisë kuantike midis vendeve islamike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i161370-irani_renditet_i_pari_në_prodhimin_e_teknologjisë_kuantike_midis_vendeve_islamike
Parstoday- Sipas të dhënave të faqes së të dhënave "Web of Science" në internet, prodhimet shkencore të Republikës Islamike të Iranit në të gjitha fushat e teknologjisë kuantike kanë zënë vendin e parë ndër vendet islame.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 14, 2024 20:00 Europe/Tirane
  • Irani renditet i pari në prodhimin e teknologjisë kuantike midis vendeve islamike
    Irani renditet i pari në prodhimin e teknologjisë kuantike midis vendeve islamike

Parstoday- Sipas të dhënave të faqes së të dhënave "Web of Science" në internet, prodhimet shkencore të Republikës Islamike të Iranit në të gjitha fushat e teknologjisë kuantike kanë zënë vendin e parë ndër vendet islame.

Teknologjia kuantike është një temë shumë e rëndësishme në mbarë botën. Revolucioni i parë kuantik në shekullin e 20-të çoi në prodhimin e komponentëve të tillë si transistorët dhe solli një transformim të madh në teknologjinë e makinerive të avancuara informatike, si p.sh. prodhimi i kompjuterëve dhe më pas hyrja në botën e internetit. Në vitet e fundit, pavarësisht sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Irani ka arritur shumë arritje në këtë shkencë. Në të njëjtin kontekst dhe sipas raportit të Parstoday, Seyed Ahmed Fazelzadeh, kreu i Institutit të Citimit dhe Monitorimit të Shkencës dhe Teknologjisë së Botës Islame (ISC) tha: "Irani renditet i teti në botë dhe i pari ndër vendet e botës islame në të gjitha fushat e teknologjisë kuantike".

Fazelzadeh shtoi: "Bazuar në dokumentin e perspektivës 20-vjeçare të Republikës Islamike të Iranit, pritej që Irani, në fushën e teknologjisë kuantike, duke përfituar nga menaxhimi dhe puna e kompanive me bazë shkencore, nga kapacitetet softuerike dhe harduerike, si dhe nga pjesëmarrja me ndikim e faktorëve shtetëror dhe joshtetëror në fushën e zgjerimit dhe zhvillimit të njohurive dhe teknologjive të reja, do të jetë në pozicionin më të lartë në rajon sa i përket teknologjisë kuantike".

Kreu i Institutit të Citimit dhe Monitorimit të Shkencës dhe Teknologjisë së Botës Islame deklaroi se në arenën globale po zhvillohet një konkurrencë e fortë dhe e rëndë në fushën e teknologjisë kuantike, ndërsa shtoi: "Kina ka ndarë një buxhet mbi 15 miliardë dollarë për të siguruar superioritetin në teknologjinë kuantike, BE ka ndarë një buxhet rreth 7 miliardë euro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar rreth 2 miliardë dollarë në këtë fushë".