Reagimi i Iranit ndaj tragjedisë së tmerrshme të martirëve të Gazës
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka reaguar për vazhdimin e gjenocidit të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe kalimin e numrit të 40 mijë martirëve palestinezë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Naser Kanani, të hënën në rrjetin social X ka shkruar: "Mes mosveprimit befasues të organeve dhe organizatave përgjegjëse ndërkombëtare dhe mungesës së veprimit efektiv nga vendet islamike dhe arabe, dhe nën hijen e mbështetjes së pakufizuar të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj perëndimorë për regjimin sionist, numri i martirëve në Gaza i kaloi dyzet mijë njerëz. Rreth 15,000 nga dëshmorët janë fëmijë, dhe trupat e rreth 10,000 martirëve palestinezë janë varrosur nën rrënoja. A duhet të vazhdojnë të rriten këto statistika të tmerrshme për të zgjuar ndërgjegjet e fjetura njerëzore në botë dhe për t'i zgjuar drejtuesit dhe zyrtarët e vendeve dhe organizatave ndërkombëtare?."
Më tej në mesazhin e tij, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shtoi: " Është një turp i përjetshëm për botën në dukje të qytetëruar sot dhe për organizatat dhe institucionet përgjegjëse ndërkombëtare që një regjim i rremë është tallur me të gjitha parimet, rregullat dhe ligjet ndërkombëtare dhe lirisht ka kryer gjenocid dhe në mënyrat më të neveritshme para syve të të gjithë botës ndaj një kombi me rrënjë të thella historike. Të gjitha qeveritë dhe të gjitha kombet dhe organizatat ndërkombëtare janë përgjegjëse për fatkeqësinë e tmerrshme të vazhdueshme në Rripin e Gazës, dhe nëse nuk veprojnë, do të dënohen përgjithmonë në gjykatën e historisë dhe në ndërgjegjet e zgjuara njerëzore".