Irani dënon ashpër sulmin izraelit në Jemen
Irani dënoi ashpër sulmin izraelit në objektet e portit Hudayda në Jemen.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Naser Kanani tha se njerëzit e shtypur, por të fuqishëm të Jemenit po paguajnë çmimin për mbështetjen e grave dhe fëmijëve të pafajshëm të Gazës.
Kanani shtoi se sulmet demonstruan natyrën agresive të regjimit izraelit fëmijëvrasës izraelit, duke paralajmëruar se aventura të tilla të rrezikshme do të përhapnin më tej luftën dhe do të përshkallëzonin tensionet në të gjithë rajonin.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se regjimi sionist dhe mbështetësit e tij në veçanti, Shtetet e Bashkuara mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për çdo pasojë të paparashikueshme dhe të rrezikshme që rezulton nga sulmet izraelite kundër Jemenit.
Lëvizja palestineze e rezistencës Hamas e dënoi gjithashtu Tel Avivin për këtë sulm.
Grupi Hamas tha se Izraeli padyshim do të digjet nga zjarri që shpërtheu në Hudejda.
Duke dënuar agresionin izraelit, Xhihadi Islamik Palestinez tha se ky sulm nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e hapur të administratës amerikane dhe qeverisë britanike.
Hezbollahu i Libanit në një deklaratë ka shprehur mbështetjen për popullin jemenas në mbrojtjen e sovranitetit të tij.