Araghchi: Marrëdhëniet Teheran-Muskat po zgjerohen në të gjitha dimensionet
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në një bisedë telefonike me homologun e tij nga Omani, Badr bin Hamad Al Busaidi, tha se marrëdhëniet Teheran-Muskat po zgjerohen në të gjitha dimensionet.
Gjatë bisedës telefonike, Al Busaidi e uroi z.Araghchi për emërimin e tij si ministër i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe i uroi suksese dhe mirëqenie.
Në këtë bisedë, Al Busaidi vuri në dukje vëmendjen e veçantë të Sulltanit të Omanit ndaj marrëdhënieve mes dy vendeve dhe procesit të zhvillimit të tyre në rritje, si dhe theksoi gatishmërinë e tij për të punuar ngushtë me homologun e tij iranian për të ndjekur dhe zbatuar marrëveshjet e nënshkruara nga krerët e dy shteteve.
Ministri i Jashtëm i Sulltanatit të Omanit deklaroi gjithashtu se Muskati mbështet vazhdimin e konsultimeve politike midis dy vendeve.
Araghchi, nga ana e tij, duke falënderuar për thirrjen dhe përgëzimet e homologut omanez, shprehu gatishmërinë e ndërsjellë për bashkëpunim dhe ndërveprim të ngushtë me homologun e tij nga Omani për çështje me interes të përbashkët në fushat dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare.