Izraeli nuk duhet të dyshojë në vendosmërinë e Iranit për t'u hakmarrë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i162076-izraeli_nuk_duhet_të_dyshojë_në_vendosmërinë_e_iranit_për_t'u_hakmarrë
Një zyrtar i lartë ushtarak iranian tha se regjimi izraelit nuk duhet të dyshojë në vendosmërinë e Republikës Islamike për t'u hakmarrë mbi vrasjen e liderit të lartë të rezistencës palestineze, Ismail Haniyeh, që ndodhi në Teheran në fund të korrikut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 05, 2024 05:46 Europe/Tirane
  • Izraeli nuk duhet të dyshojë në vendosmërinë e Iranit për t'u hakmarrë

Një zyrtar i lartë ushtarak iranian tha se regjimi izraelit nuk duhet të dyshojë në vendosmërinë e Republikës Islamike për t'u hakmarrë mbi vrasjen e liderit të lartë të rezistencës palestineze, Ismail Haniyeh, që ndodhi në Teheran në fund të korrikut.

Zëvendësshefi i Shtabit për Koordinim të Forcave të Armatosura iraniane, gjeneral brigade Ali Abdollahi i bëri komentet të mërkurën gjatë një ceremonie në qytetin veriperëndimor iranian Koumeleh.

"Regjimi sionist nuk duhet të ëndërrojë që Irani nuk do t'i përgjigjet këtij krimi, sepse Republika Islamike tashmë ka dëshmuar vullnetin e saj për të vendosur të gjitha kapacitetet e saj për t'iu përgjigjur shkeljes së sovranitetin të saj nga armiqtë," tha ai.

“Koha e përgjigjes, megjithatë, do të përcaktohet nga Lideri Suprem dhe komandantët e lartë të vendit”, vuri në dukje gjeneral brigade Abdollahi.

"Ka shumë vende që kanë lloje të ndryshme pajisjesh dhe armësh, por të kesh vullnet për t'i vendosur këto është një çështje tjetër, dhe armiku e di se Irani ka vullnetin për ta bërë këtë," tha Abdollahi.

“Armiqtë tanë janë poshtëruar dhe nuk guxojnë të dhunojnë territorin e Republikës Islamike”, shtoi ai, duke pohuar: “Prandaj, ne i themi arrogancës globale që të mos e vërë në provë edhe një herë vendosmërinë e kombit iranian”.