Hidhet poshtë akuza për vrasjen e kundërshtarëve të Republikës Islamike jashtë Iranit
(last modified 2024-09-12T19:01:01+00:00 )
Shtator 12, 2024 21:01 Europe/Tirane
  • Hidhet poshtë akuza për vrasjen e kundërshtarëve të Republikës Islamike jashtë Iranit

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara hodhi poshtë akuzën për vrasjen e kundërshtarëve të Republikës Islamike jashtë vendit.

Amir Saeed Irvani tha se akuzat dhe lajmet e fabrikuara kundër Republikës Islamike të Iranit për planifikimin e vrasjes së opozitës jashtë vendit janë krijuar dhe përhapur nga regjimi sionist dhe grupi terrorist i hipokritëve të MEK. Irvani tha se Irani nuk ka ndonjë qëllim apo plan për operacione eliminimi apo rrëmbimi në vendet perëndimore apo ndonjë vend tjetër. Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara shtoi se këto lajme janë fabrikuar nga regjimi sionist, sekti terrorist i hipokritëve të MEK me bazë në Shqipëri dhe disa shërbime të inteligjencës perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për të mbuluar kështu krimet e regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Tags