Irani dënon deklaratat e perëndimorëve
(last modified 2024-09-17T18:56:50+00:00 )
Shtator 17, 2024 20:56 Europe/Tirane
  • Irani dënon deklaratat e perëndimorëve

Ministria e Jashtme e Iranit ka dënuar ashpër deklaratat e fundit të veçanta të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian dhe diplomatëve të lartë të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Zelandës së Re dhe Australisë kundër Republikës Islamike.

“Duket se përfaqësuesi i lartë i BE-së, nën presionin e lobeve specifike politike dhe duke vazhduar këmbënguljen në qasjet e mëparshme të gabuara, ka bërë një gabim tjetër strategjik duke përsëritur pretendimet e pabaza dhe të njëanshme kundër Republikës Islamike të Iranit”, tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Naser Kanani.

Kanani paralajmëroi kundër këmbënguljes së zyrtarëve të BE-së dhe një numri shumë të kufizuar vendesh në miratimin e pozicioneve të dëmshme ose në lëshimin e deklaratave destruktive kundër Iranit.

Ai këshilloi BE-në dhe këto pak vende të mashtruara që të përmbahen nga akuzat e pabaza dhe taktikat e dështuara, veçanërisht në dritën e zgjedhjeve të fundit presidenciale në Iran.

Ai gjithashtu theksoi se politika e vendosjes së sanksioneve kundër Iranit ka dështuar.

“Kujtojmë edhe një herë se këmbëngulja në qasje jokorrekte dhe jokonstruktive jo vetëm që nuk është zgjidhje e asnjë problemi por është edhe pjesë e vetë problemit. Vazhdimi i një rruge kaq të gabuar kundër Iranit nuk do t'u shërbejë interesave të tyre”, tha Kanani.

Ai i kërkoi BE-së, SHBA-së dhe aleatëve të tyre që në vend që të ndërhyjnë në punët e brendshme të Iranit, të fokusohen në shkeljet e tyre të të drejtave të njeriut, duke përfshirë mbështetjen e tyre për regjimin kriminal izraelit dhe shtypjen e dhunshme të protestave kundër gjenocidit në Gaza.

 

Tags